Kushtet për studime

Мësimi në Universitetin FOn organizohet në kampusin e ri unversitar në lagjen Aerodrom, në një hapësirë pre 30.000 metra katrorë. Në të janë siguruar kushtet më bashkëkokohe për punë dhe mësim, ndërsa ëshët adaptuar sipas praktikës të Sistemit Evropian të Kredit Transferit (SEKT). Kampusi universitar disponon me amfieteatro me kapacitet të madh prej 200 gjegjësisht 300 ulësëve. Gjithashtu disponon edhe me një numër të madh të klasave me dimensione të ndryshe në përputhje me SEKT, që do të thotë se mësimin mund ta ndjekin edhe grupe më të vogla të ëprbëra nga 25 deri në 35 studentë.

Në procesin arsimor në të gjitha fakultetet ekzaktësisht zbatohen parimet e Deklaratës së Bolonjës siaps modelit të SEKT. Këto studime studentit i japin mundësi para së gjithash të jetë aktiv, ndërsa kjo arrihet duke ndjekur mësimin në grupe të vogla, duke marrë pjesë në mësim praktik, duke mësuar një apo më tepër gjuhë të huaja e kështu me radhë. Modeli i studimimit, varësisht nga fakulteti, është dimensionuar 3 + 2 vite ose 4 + 1. Thuajse në të gjitha fakultetet, dy apo tre vitet e para të studimeve organizohet si studime të përgjithshme, me qëllim që në vitin e katër studenti të orientohet më ngushtë në drejtimin e caktuar, që është lëndë e interesit të tij personal apo profesion jetësor.

Ekziston edhe arsimim interaktiv, ndërsa kushtet për realizimin e aktiviteteve mësimore janë përshtatur sipas nevojave që i paracaktojnë specifikat e fakulteteve. Duke e zbatuar SEKT, Universiteti FON theks të veçantë ka vënë në pjesën praktike të mësimit, ashtu që negocion dhe ndërmjetëson me institucionet në të cilat studentët tanë gjatë pushimeve verore mumd të bëjnë punë praktike. Vëmendjen që ia kushtojmë mësimit praktik dhe organizimit të punës praktike për studentët, është segmenti kryesor që na bën të dallojmë nga universitetet shtetërore, ku për shkak të masivitetit të numrit të studentëve një gjë e tillë është e parealizueshme.

Orari I punës I kuadrit arsimor dhe bashkëpunëtorëve, si dhe I personelit administrativ dhe teknik ëshët tetë orë, ndërsa shërbimet që janë në funskion të informimit të studentëve që nënkupton paraqitjen e provimeve dhe të ngjashme, organizohen në dy turne. Profesorët dhe asistentët janë në komunikim të vazhdueshëm me studentët. Mundësitë për konsultime lidhur me materialin e provimeve dhe kolokviumeve, si dhe lidhur me çështjet e ndryshme që ndërlidhen me fakultetin përkatës, janë të pakufizuara. Kjo qasje ndryshe në komunikim, ndoshta paraqet edhe kontributin më të madh në arsimin privat, me çka arritëm ta thejmë vrazhdësinë në raportet professor – student.

Shërbimet studentore

  • Personel miqësor;
  • Bashkëpunim dhe ndihmë studentore;
  • Ndihmë gjatë studimeve me informata të qarta;
  • Kujdes dhe këshillime;
  • Bashkëpunim universitar;
  • Plasmani i informacioneve;
  • Angazhime punuese;
  • Financim dhe bursa;
  • Kushte për studime;
  • Organizim gjatë ligjëratav, ushtrime, provime, seminare dhe qëndrime studentore.

Laboratore kompjuterike

  • Laboratore kompjuterike të pajisura mirë;
  • Sisteme të të reja kompjuterike;
  • Qasje të plotë në internet.

Biblioteka

  • Bibliotekë me më shumë se 2000 tituj;
  • Materiale praktike, libra, skripta, shtypi ditorë dhe materiale tjera ndihmëse;
  • Mundësi për huazim të librave/materialeve;
  • Materiale për provim, kolokviume, ushtrime.

Univerziteti FON e prezentoi konceptin e univerzitetit digjital, i cili për herë të parë implementohet në këtë pjesë të Evropës. Vetëm një numër i vogël i univerzitetëve Evropiane e shfrytëzojnë këtë teknologji, kurse në Maqedoni do të jetë univerziteti i vetëm.

Kjo don të thotë se studentët do ti kenë në formë elektronike të gjitha librat, komunikimi do të jetë i lehtësuar pasi që do të jenë të lidhur me rrjetin e internetit wairles dhe do të kenë mundësi të shkëmbejnë literatura të ndryshme. FON bleu edhe baza të literaturës së huaj të cilën studentet do të mundet ta shfrytëzojnë.

Studentët nga cila do pikë e planetit në kohë reale do të mundet të lidhen me asistentët dhe profesorët e tyre nëpërmes lidhjes video- konferencë.

Provimet dhe materijalet nga ligjeratat do ti kenë në disponim nëpërmes sistemit në internet, gjithashtu do të kenë mundësi nëpërmes video-konferences ti shfrytëzojnë resurset dhe ti dëgjojnë ligjeratat nga profesor eminent të univerzitetëve botërore.

Univerziteti FON këtë e realizon me ndihmën e Ministrisë për shoqëri informatike me qellim të krijimit kuadër kualitativ në arsimin e lartë, dhe në mbeshtetje të agjendës së qeverisë për shoqeri bashkohore informatike.

Gjithsejt investimet në këtë proekt arrijnë shumën prej 1.5 milion euro.

Investime bëhen ne rrjetin wairles për mbulimin e terë univerzitetit. Blerjen e më tepër se 1000 librave digjitale prej autorëve të vendit dhe të huaj dhe risia më e madhe, laptop falas për të gjithë studentët e ardhshëm dhe të deritanishëm, me çka do tju mundësohet ndjekje të proçesit mësimor në mënyr digjitale dhe bashkohore.