Për ne

FON-i është Universiteti i parë privat në Republikën e Maqedonisë, i themeluar në vitin 2002. Në bazë të kapacitetit të tij, ai është një ndër universitetet më të mëdha në Ballkan. Bëhet fjalë për institucion të kompletuar, i cili ecë në hap me trendet edukative bashkëkohore botërore dhe emrin e vetë e ndërton mbi bazat e kuadrit më cilësor profesional nga vendi dhe bota, duke i shfrytëzuar mjetet dhe metodat moderne të edukimit.

Çdo i ri me të drejtë ia parashtron vetes pyetjen se ku do të pajiset me titullin e dëshiruar akademik dhe a do të fitojë dituri dhe aftësi të cilat garantojnë karrierë të suksesshme profesionale. Duke i ndjekur trendet më të reja evropiane të arsimit sipëror, Universiteti FON është porta e vërtetë nëpërmjet të së cilës do të hapëroni në shoqëri duke qenë të përgatitur, dhe të gatshëm që të përballeni me sfidat e klimës shoqërore dhe binzesit modern.

Duke pasur parasysh se zgjedhja e fakultetit është një ndër zgjedhjet më të rëndësishme në jetën e çdo njeriu, Universiteti FON orientohet kah realizimi i qëllimit akademik të çdo individi. Qëllimin tonë të fortë e bazojmë mbi idenë e ndërtimit të një produkti të plotë, i cili krahas trajnimit dhe diturisë standarde akademike, te studentët do të krijojë vlera dhe kualitete me të cilat do të punësohen më thjeshtë, dhe njëkohësisht do të jenë të gatshëm që menjëherë pas diplomimit të marrin vendin e vet në shoqëri. Ne mëtojmë drejt krijimit të profesionistëve të vërtetë, të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e përditshmërisë. Gjatë këtyre viteve të ekzistimit tonë, ne arritëm ta dëshmojmë kualitetin tonë dhe ta fitojmë besimin e popullatës së re, duke ndërtuar njëkohësisht brendin dhe traditën që quhet Universiteti FON.

Vitet tuaja në universitet janë pjesë e kohës kur ju investoni në ardhmërinë tuaj. Përpjekjet tuaja akademike dhe pjesëmarrja aktive në procesin arsimor do t’ju ndihmojnë në zhvillimin e intelektit tuaj. Universiteti FON ju ofron mënyra dhe mjete me të cilat do të aftësoheni për karrierën tuaj të zgjedhur. Aktivitetet studentore e zgjerojnë horizontin tuaj intelektual dhe afarist.

Mundësitë për interaktivitet, realizim të punës praktike, shoqërim, pjesëmarrje në debate dhe punëtori, përgatitje të projekteve të llojeve të ndryshme, publikime studentore, madje edhe argëtimet, së bashku me përmbajtjet tjera të jetës studentore, do t’ju mundësojnë t’i zhvilloni talentet tuaja dhe eventualisht do t’ju jepet mundësia të zbuloni edhe aftësi të reja tek vetja juaj. Për ne është me rëndësi që studentët gjatë karrierës së tyre akademike të pajisen jo vetëm me dituri formale, por edhe me plotësim joformal të CV-së së tyre, nëpërmjet një mori trajnimesh në vendin tonë dhe duke pasur qasje në më shumë se 300 konferenca dhe seminare në më shumë se 42 vende evropiane.

Universiteti i parë privat FON në përbërjen e vetë posedon tetë fakultete dhe dy në fazën e akreditimit. Studimet zhvillohet sipas parimit të Procesit të Bolonjës dhe zbatimit të Sistemit evropian të kredit – transferit.

Ai paraqet:

  • Qendër multikulturore për arsimim kualitativ me mjete unikate dhe praktike si dhe pajisje ndihmëse për mësim;
  • Risi për Maqedoninë që nënkupton se universiteti është vend që stimulon mësimin, shoqërimin, krijimin në vertikale dhe horizontale;
  • Partneritet të hapur student – profesor – asistent;
  • Mësim tradicional, aktivitet në mësim, qasje e mentorit, ligjërim në grupe të vogla;
  • Shërbim administrativ që ndihmon në koordinimin e detyrimeve të studentëve;
  • Projekte speciale për zbatimin e arsimit special;
  • Ligjërata kualitative sipas tendencave më të reja metodologjike.

Zgjidhni fakultetin e vërtetë! FON-i është zgjedhja juaj ultimative.